Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe

13 Shtator 2024
15:45
Telesport
back button

Ilkay Gundogan dhe Mikayil Faye ishin lojtarët e larguar përfundimisht nga Barcelona në merkaton e verës, ndërkohë që në formë huazimi janë larguar Clement Lenglet, Alex Valle dhe Vitor Roque.

Eric Garcia ishte emri i fundit në listën e trajnerit Flick, i destinuar për t’u larguar, por në fund qëndroi, duke vijuar aventurën e tij në “Camp Nou”, ku është rritur.

Girona u vu pas tij për pjesën më të madhe të merkatos, ndërkohë që rezulton se edhe Parisi ka patur interes për qendërmbrojtësin katalanas. “Radio Catalunya” raporton se agjenti Jorge Mendes kishte propozuar një marrëveshje, nga e cila do të përfitonte edhe Barcelona, edhe Parisi.

Barcelona, sipas propozimit të tij, do të merrte mesfushorin mbrojtës Danilo Pereira, ndërsa spanjolli do të shkonte në “Parc des Princes”. Në fund, marrëveshja u bllokua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit