Ten Hag: Kemi nevojë për të, të gjithëve na ndodh kalojmë një ditë të keqe në zyrë

14 Shtator 2024
10:15
Telesport
back button

Traneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i bindur se mesfushori brazilian Casemiro do të rikthehet protagonist me “djajtë e kuq”, duke lënë pas krahëve lojën e tij katastrofike në ndeshjen ndaj Liverpool dy javë më parë. Madje, ai është gati të konkurrojë me Manuel Ugarte për një vend në mesfushë.

Ten Hag do të mbështet te mesfushori në ndeshjen e sotme ndaj Southampton. “Patjetër që kam nevojë për të, kjo është e sigurtë”, tha trajneri holandez. “Dhe sigurisht që flas me të për situatën, por të gjithë mund të kenë një ditë të keqe në zyrë. Edhe ai mund të ndodhë të gabojë”, tha Ten Hag.

Sigurisht që është një qasje e ndryshme, pasi Casemiro ka përvojë dhe nuk është hera e parë. Mendoj se ai është përballur me një lojë të keqe edhe më herët e tani duhet ta kapërcejë edhe këtë. Por kjo është normale në jetë. Të gjithë kanë ulje e ngritje në karrierën e tyre”, u shpreh Ten Hag.

Por ai e di se si të merret me të dhe karriera e askujt nuk rritet vetëm, ne mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ju duhet të merreni me problemin, por pastaj ka të bëjë me rezultatin përfundimtar”, tha Ten Hag.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit