Gjatë festimeve që zgjatën për orë të tëra për suksesin në Kupën e Botës, heroi i finales, Ferran Torres mbajti në kokë një kapele me mbishkrimin “Bëjeni Spanjën të Madhe Përsëri”. Shumë medie e jo e vëtëm e cilësuan këtë gjest të Ferran Torres si një kunjë ose thumb ndaj Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, kishte si slogan kryesor “Make America Great Again”.
Megjithatë, Donald Trump e ka marrë me shumë sportivitet këtë gjest të Ferran Torres dhe nuk shikon asnjë tallje në këtë rast.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai mbante një kapele ‘Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri’. Ishte një homazh i mrekullueshëm dhe mendoj se e bëri me qëllimet më të mira. Ne e vlerësojmë atë”, tha Trump.
🚨 La reacción de Trump tras ver la gorra de Ferran Torres en la rúa
💬 "Es un gran jugador. Llevaba puesta una gorra de 'Make America Great Again'. Fue un bonito homenaje, y creo que lo hizo con muy buena intención. Se lo agradecemos mucho" pic.twitter.com/jXXuxpGloT
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) July 25, 2026







