Horacio Gaggioli ishte përfaqësuesi i parë i Leo Messit. Ai i njeh në mënyrë perfekte fillimet dhe karrierën e yllit argjentinas. Në një intervistë për median “Kooora” zbulon realitetin e nënshkrimit në “pecetë”, që njihet edhe si kontrata e tij e parë me Barçën. Gjithashtu nënvizoi interesin e Real Madridit për ta blerë sulmuesin, kur kishte filluar të binte në sy.
Ai ishe i pranishëm kur u nënshkrua dokumenti më i rëndësishëm në historinë e futbollit, kontrata e parë e Lionel Messit me Barcelonën, e cila ishte një pecetë. Si ishin detajet pas këtij momenti?
Ajo pecetë nuk ishte kontratë, por një angazhim për të nënshkruar me lojtarin. Ajo pecetë ishte arsyeja pse historia moderne e Barcelonës dhe ajo e Messit ndryshoi.
A e shitët vërtet pecetën për një milion dollarë?
Nuk mund t’jua them çmimin për të cilin u shit, por ishte një çmim mjaft i lartë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se kushdo që e blen atë pecetë duhet ta dorëzojë në muzeun e klubit katalanas. Pse nuk e dorëzove?
Kjo nuk është e vërtetë, Laporta nuk kërkoi asnjëherë që peceta t’i jepej klubit.
Sa afër nënshkrimit me Real Madridin ishte Messi në fillim të karrierës së tij?
Real Madridi ishte i interesuar për të kur ishte i ri, 16 apo 17 vjeç, por Leo nuk donte kurrë të largohej nga Barcelona.
Arsenali gjithashtu u përpoq të nënshkruante Messin. Pse nuk u realizua nënshkrimi?
Po, Arsenali tregoi interes për nënshkrimin e Messit në fillim të karrierës së tij, por ai nuk donte të largohej nga Barça.
Si reaguat kur Messi qau gjatë konferencës së lamtumirës nga Barcelona?
Ishte një moment shumë i vështirë. Leo nuk donte të largohej nga Barcelona, por u krijuan rrethana që e detyruan ta bënte këtë.
Ju keni qenë gjithashtu agjent i Marco Asensio. A është e vërtetë se do të nënshkruante me Barcelonën përpara se t’i bashkohej Real Madridit?
Po, ka pasur një marrëveshje me Barcelonën, por nuk është nënshkruar për shkak të problemeve në klub. Gjithçka ishte rregulluar, por kur u shfaq oferta nga Real Madridi, Marco menjëherë donte të shkonte në “Bernabeu”.
Së fundi, a është e vërtetë që Real Madridi refuzoi një ofertë prej 160 milionë eurosh për Asension më 2017?
Shifra nuk është e saktë, por ne morëm oferta të rëndësishme nga klubet e Premier League. Megjithatë, Real Madridi e mbylli derën e largimit të tij në atë kohë.