SERIE A | Milani kthehet te suksesi, tani nis java “e ferrit” (VIDEO)

14 Shtator 2024
22:55
Telesport
back button

Milani fiton ndeshjen e pare te kampionatit dhe leviz pak sa renditjen duke shkuar 5 pike ne 4 ndeshje, nisur nga handikapi me vetem 2 pike ne 3 te parat. Kuqezinjte likuidojne lehte Venezian, ne ate qe pritet te jete java e ferrit me Liverpool ne Champions dhe derbin ndaj Interit ne Serie A.

Qe do te ishte nje nate reagimi u pa shume shpejt. Milani ka mbyllur pjesën e parë ndaj Venezias me rezultatin e thellë 4-0. Skuadra kuqezi që vinte në këtë ndeshje pas shumë kritikash dhe simos me 2 pikë në 3 ndeshje, ka reaguar të paktën psikologjikisht duke shënuar 4 gola brenda 28 minutash.

Fillimisht në minutën e 2-të ishte Theo Hernandez ai që hapi sfidën, ndërsa më pas ndoqni goli i Gabbias në goditje këndi dhe dy penallti të fituar nga Abraham dhe Leao sollën golat e Pulisic dhe anglezit, i pari për të me fanelën e Milanit.

GOLI I THEO – VIDEO

GOLI I FOFANA – VIDEO

GOLI I PULISIC – VIDEO

GOLI I ABRAHAM – VIDEO

Ne pjesen e dyte, gjerat nuk ndryshojne teksa Milani menaxhon rezultatin dhe i afrohet dy here edhe golit te peste qe nuk vjen. Venezian shenon por VAR anulon per nje faull ne mesfushe dhe Nicolussi Cavigla mer edhe te verdhen e dyte duke dal me te kuq. Fonseca aktivizon dhe Morata, Musah, Okafor, Zeroli dhe Chukwueze. Mund te mjaftoje me kaq: 4-0.

Nje saktesim, goli i 2-0 iu dha Fofana, qe zbuloi kete gje teksa dilte nga fusha dhe zevendesohej ne pjesen e dyte: eshte goli i pare kuqezi.

I KUQI I VENEZIAS – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit