Prapaskena e zbuluar sot: Një arsye qesharake jashtë sportit prishi raportet Ronaldo-Ten Hag!

15 Shtator 2024
18:55
Telesport
back button

Ka shumë arsye pse Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United pas rikthimit të tij në “Old Trafford”, por një prej tyre kalon parashikimet apo pritshmëritë e njerëzve.

Sipas Manchester Evening News, portugezi një vath gjatë seancave stërvitore dhe kjo ishte e papranueshme për trajnerin Eric ten Hag. Ky i fundit kishte bërë me dije lojtarëve se nuk janë të lejuar që të mbajnë bizhuteri gjatë stërvitjes.

Pas disa incidenteve mes tyre, Ronaldo vendosi të largohej. Ai kuptoi se Ten Hag nuk e trajtonte ndryshe nga të tjerët, por kërkonte të ndiqte të njëjtat rregulla.

Kampioni i 4 trofeve të Champions League më pas u transferua në Arabi tek Al-Nassr, aty ku vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite si protagonist, me 69 gola në 75 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit