Harry Kane vendos rekordin e ri në futbollin gjerman! Gerd Müllerit iu deshën 113 ndeshje për ta arritur

16 Shtator 2024
19:44
Telesport
back button

Harry Kane shënoi golin e tij të katërt në Bundesligë të sezonit të shtunën (po aq sa vjet ne 3 ndeshjet e para), teksa Bayern Munich mundi thelle dhe me rezultat tenistik Holstein Kiel-in e sapopromovuar ne elite, në një fitore empatike 6-1.

Hat-triku i anglezit (7’, 43’ dhe 90+1’) është i pesti i lojtarit në Bundesligë në vetëm 35 ndeshje në ligë, që është një rekord i ri. Rudolf Brunnenmeier i Mynih 1860 kishte arritur pesë hat-trick të Bundesligës në 61 ndeshje, gjashtë më pak se Uwe Seeler i Hamburgut.

Harry Kane ka arritur +50 gola/asiste në Bundesligë në vetëm 35 ndeshje. Rekordi mbahej nga Erling Haaland, i cili e kishte arritur pas 43 ndeshjesh.

Gerd Müller i Bayern Munich iu deshen 113 ndeshje për të arritur pesë hat-trickë në Bundesligë. Sezonin e kaluar Kane shënoi hat-trick kundër Bochum, Darmstadt, Borussia Dortmund dhe Mainz, teksa shënoi 36 gola në Bundesligë në sezonin e tij të parë për Bayern Munich.

Dhe ky sezon nuk është ndryshe. 31-vjeçari krijoi dy në ndeshjen hapëse kundër Wolfsburg-ut përpara se të shënonte kundër Freiburg dhe Holstein Kiel, ndërsa skuadra e Vincent Kompany-t ruan 100 për qind fillimin e sezonit, duke fituar katër ndeshjet e tyre në të gjitha garat këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit