Morata: Të luaj në Ligën e Kampionëve me fanellën e Milanit është fantastike

17 Shtator 2024
8:21
Alfred Lleshi
back button

“Liverpool-i është një skuadër shumë e fortë, pa asnjë dyshim. Sidoqoftë, duhet ta kuptojmë se atje në Champions është shtëpia jonë. Nëse duam të marrim një fitore ose barazim, duhet gjithashtu të bëjnë një ndeshje të madhe dhe mbi të gjitha të japin gjithçka fizikisht.

Kjo është ajo që duhet të bëjmë”. Sulmuesi i kuqezinjve, Alvaro Morata, foli për “MilanTv” kështu: “Mund të humbasim pasimet, mund të humbasim një gol, por ajo që nuk mund të bëjmë është të shkojmë në shtëpi më pas, pa dhënë gjithçka”.

Si jeni vetë fizikisht? Cili është synimi juaj ndaj Liverpool-it?
Ne mund të punojmë, të stërvitemi, por nuk janë kurrë të njëjtat ndjesi si në ndeshje. Unë gjithmonë do të bëj presion kur jam në fushë dhe do të përpiqem t’i ‘shtyp’ kundërshtarët sa më shumë që të jetë e mundur, siç bëj gjithmonë kur luaj.

Liga e Kampionëve është një kompeticion që ti e njeh mirë. Çfarë nevojitet në kësi netësh?
Kam përjetuar eliminime të pamerituara. Kam kaluar disa herë raunde, kur as nuk e kam merituar, kështu që në fund ka rëndësi çdo detaj i vogël, për mirë apo për keq. Jemi në një garë ku të gjithë mund të kenë një moment. Mund ta quaj fat apo jo, por mendoj se është e vështirë të gjesh një ekip, që e ka fituar këtë kompeticion, pa pak fat, një gol apo një pritje, një penallti, një karton të kuq në një moment të caktuar. Kjo të bën të hysh në histori ose të jesh pak centimetra nga suksesi. Kjo është ajo që mund t’u shpjegoj shokëve të mi të skuadrës. Kur je i ri mendon se do të kesh mundësinë ta luash Champions-in çdo vit, kur në fakt nuk e di nëse do të ndodhë më. Të luash në Ligën e Kampionëve është një nder i madh, me fanellën e Milanit është fantastike. Pastaj, nëse besoni se mund të arrini deri në fund, do të ishte mrekullia vetë.

Si ndiheni para Milan-Liverpool?
Janë dy nga skuadrat më të mira në botë. Do të jetë një emocion i mrekullueshëm ta vesh fanellën e Milanit me stemën e Ligës së Kampionëve për herë të parë. Nuk mund të mos e shoh veten duke dalë në fushë, duke luftuar dhe fituar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit