Fokusi i Vincent Kompany është te sfida e sotme e Champions League. Bayern Munich do të përballet me Dinamon e Zagrebit dhe trajneri bardhekuq, duke folur në konferencën për shtyp, komentoi:
“Nuk mund të bëj shumë dallime mes ndeshjeve. Nuk duhet të ketë asnjë dallim mes Dinamo Zagrebit dhe Barcelonës. Duam të arrijmë objektivat tona në çdo ndeshje, të grumbullojmë pikë. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit.
Arbitri? Ndonjëherë flasim për gjëra të tilla, për shmangien e kartonëve të panevojshëm. Para së gjithash ka të bëjë me lojën tonë, atë që duam të bëjmë, ndaj fokusohemi tërësisht te ndeshja dhe jo arbitrimi. Për Bayernin është gjithmonë detyruese të luajë në mënyrë dominuese”.
Debutimi juaj në Champions League si trajner…
Nuk e prisja këtë pyetje, nuk e mendoja fare. Do të përgatitem për Dinamo Zagrebin ashtu sikurse bëra në ndeshjen e fundit. Është gjithmonë futboll, duhet të bëjmë lojën tonë.
Si ju duket Dinamo e Zagrebit?
Ata janë një ekip i talentuar dhe teknikisht i mirë. Ky kundërshtar është mësuar ta ketë topin në fushën e vet të pasme dhe të kërkojë hapësira. Është një ekip i mirë në mbrojtjen e zonës së vet, duke lënë shumë pak hapësira. Ne duam të imponojmë lojën tonë, shpresojmë që kjo të çojë në sukses.
Çfarë kujtoni kur keni luajtur vetë kundër Dinamo Zagrebit?
Mbaj mend që duhej të ndiqja Luka Modric (qesh). Atë ditë kishte edhe lojtarë të tjerë të mirë në fushë.
A e ëndërroni finalen e Mynihut?
Është një ëndërr për tifozët tanë. Ata mund të ëndërrojnë. Gjëja kryesore për mua është ajo që bëjmë në fushë. Sot na pret një ndeshje e vështirë. E rëndësishme është që të luajmë mirë dhe të fitojmë. Shpresojmë që tifozët të mund të ëndërrojnë për një kohë të gjatë.