Ndalet Taylor, kaosi pas 14 kartonëve i kushton shumë

17 Shtator 2024
15:42
Denis Hakanaj
back button

Pasi dha një numër rekord prej katërmbëdhjetë kartonësh të verdhë gjatë Bournemouth-Chelsea (duke përjashtuar kartonët për Enzo Maresca dhe një anëtar të stafit të Bournemouth), Anthony Taylor nuk do të gjykojë asnjë ndeshje të Premier League këtë fundjavë.

Rekordi i mëparshëm për kartonë në një ndeshje të vetme të Premier League ishte 12, në Wolves-Newcastle në 2010 dhe Chelsea-Tottenham në 2016.

Taylor do të jetë arbitri i katërt të shtunën më 21 shtator në Southampton-Ipswich.

Taylor, i cili kishte akorduar edhe një penallti të humbur nga Evanilson për Bournemhout, u kritikua pas ndeshjes. Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola tha:

“Unë nuk do të flas për arbitrin. Kam folur për këtë dhe nuk funksionon, kështu që vendos të provoj të kundërtën dhe të shoh se çfarë do të ndodhë.”

Enzo Maresca ishte përpjekur ta minimizonte: “Unë u ankova për një faull ndaj Wesley Fofana, që për mua ishte mjaft i dukshëm, por mund të ndodhë. Tetë kartonë të verdhë, midis dueleve dhe përplasjeve, mund të ndodhin. Mund të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit