Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve fillon sonte me ndeshje spektakolare e tifozeri nga mbarë kontinenti. Sajti i specializuar i vlerësimit të lojtarëve, Transfermarkt, ka publikuar një listë me lojtarët më të kushtueshëm të këtij kompeticioni.
Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Erling Haaland janë kryesuesit e padiskutueshëm, me vlerë të fiksuar në shifrën 180 mln euro.
Pas tyre renditen Phil Foden (150 mln euro) dhe Bukayo Saka (140 mln euro). Lojtarët më poshtë listës, me vlerë 130 mln euro secili, janë Rodri, Musiala dhe Wirtz.
10 vendet e para mbyllen me lojtarin e Barcelonës, 17-vjeçari Lamine Yamal, i vlerësuar 120 mln euro. Rodrygo, Martin Odegaard dhe Lautaro Martinez janë yjet e radhës me vlerë 110 mln euro.