Courtois: Kisha probleme me Navasin, por një ditë Zidane m’u afrua dhe…

17 Shtator 2024
17:34
Telesport
back button

A ka patur probleme Thibaut Courtois me rivalin e tij Keylor Navas në Madrid? Për këtë temë ka folur vetë protagonisti belg në një intervistë të fundit, referuar kohës kur të dy gardianët luanin me fanellën e bardhë.

Kur Courtois iu bashkua Real Madridit, ai ishte nervoz sesi do të pritej nga trajneri Zinedine Zidane. Belgu mendonte se i preferuari i trajnerit do të ishte Keylor Navas, i cili atë kohë ishte zgjedhja e parë e portës.

Sidoqoftë, Zidane ka biseduar sy më sy me Courtois, i treguar se kishte besim dhe priste maksimumin prej tij. “Zizu bisedoi hapur me mua. Ai kishte kuptuar se unë dhe Navas nuk kishim një raport aq të mirë. Më tha se do të isha portieri i tij titullar”.

Megjithatë, situata me Keylor Navas vijoi me telashe të tjera. Me kalimin e kohës, Courtois vuri re se portieri kostarikan nuk ishte i kënaqur me transferimin në Bernabeu.

Edhe me 3 Champions League të fituar, Navas nuk e pëlqente faktin se nuk konsiderohej violinë e parë e portës madrilene. “Navas e kuptonte se unë po i zija vendin dhe kjo që nuk ndikonte mirë mes nesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit