Ish-mbrojtësi i Chelsea-t, Gary Cahill, ka pohuar se ish-trajneri i tij, Maurizio Sarri, ishte një njeri i surprizave veçanërisht me se sa supersticioz ishte në stërvitje.
Ish-kapiteni i Bluve foli për trajnerin italian në podkastin ‘ObiOne’ të John Obi Mikel dhe sa të çuditshme ishin disa nga praktikat e tij.
“E gjitha ishte thjesht taktike. Çfarë është Sarriball? Akoma nuk e di se çfarë është! Por nuk luajta aq shpesh me të…
“Ai ishte një trajner shumë supersticioz, shumë ndryshe.
“Ne e nisnim topin nga mesi i fushës, e kthenim te një nga qendërmbrojtësit, vendosnim një këmbë mbi të dhe thjesht e goditnim diagonalisht, si rifillimi i një loje. Punonim për këtë çdo të premte.
“Kjo mund të bëhej vetëm për një seancë stërvitore, apo jo? Pra, kjo ishte gjëja me besëtytninë, si çdo të premte ose çdo ditë para një ndeshjeje, ai do ta praktikonte atë.
“Unë isha i befasuar nga kjo gjë dhe pyesja veten ‘çfarë po ndodh këtu? A duhet ta bëjmë këtë përsëri?'”.