Enzo Fernandez drejt Real Madridit, Alonso gjen zëvendësuesin e tij te PSG

27 Qershor 2026
14:59
Telesport
back button

Pavarësisht se vëmendja e të gjithëve është fokusuar te Kupa e Botës, merkato vazhdon në anën tjetër dhe kjo verë premton lëvizje të bujshme.

Një e tillë është edhe ajo e Enzo Fernandez. Argjentinasi është shumë pranë transferimit te Real Madrid. Mbetet ende për t’u gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve për shumën e transferimit, që mendohet të jetë 120-140 milionë euro.

Ndërkohë, Xabi Alonso ka piketuar zëvendësuesin ideal të Fernandez dhe është Fabian Ruiz. Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe largimi i tij këtë verë nuk do të ishte ndonjë befasi e madhe. Vlera në treg e spanjollit është rreth 30 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit