Adeyemi ka tri oferta big në Premier League, kostoja e tij nuk tremb askënd

18 Shtator 2024
16:51
Telesport
back button

Karim Adeyemi nuk e sheh më të ardhmen te Borussia Dortmund. Sulmuesi gjerman mund të largohet nga Bundesliga në merkaton e janarit. Ai aktualisht kërkohet nga 3 klube big në Premier League.

Manchester United, Liverpool dhe Newcastle United janë gati të bëjnë një ofertë për të dashurin e këngëtares shqiptare, Loredana.

22-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në Europë. Kostoja e tij aktuale llogaritet 45 mln euro. Në verë emri i Adeyemi u lidh me klube si Chelsea dhe Juventus, por verdhezinjtë e mbajtën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit