Te Tottenham mungon goli dhe tifozët “kryqëzojnë” sulmuesin koreano-jugor

18 Shtator 2024
18:34
Telesport
back button

Ky sezon nuk ka nisur ashtu si duhet pë Tottenham, me vetëm 1 fitore, 1 barazim e dy humbje në katër javët e para të Premier League, duke u pozicionuar në mesin e renditjes. Një nga lojtarët që po zhgënjen, të paktën për momentin edhe Heung-Min Son.

Pas një fillimi belbëzues të sezonit, humbja e tretë radhazi në shtëpi ndaj rivalëve të Londrës veriore, Arsenal, ishte e vështirë për t’u përballur me tifozët. Trajneri Ange Postecoglou pranoi se mungesa e golit po ndikon tek ecuria e skuadrës së tij.

Lojtarët e vjetër po luftojnë, përfshirë Heung-Min Son, por kjo nuk mjafton. Unë pres më shumë nga ai dhe lojtarët e tjerë. E gjithë skuadra duhet të punojë fort për të shkuar te goli, pasi vetëm kështu mund të fitojmë”, tha Postecoglou.

Son shënoi dy gola në fitoren 4-0 ndaj Everton në ndeshjen e mëparshme në stadiumin Tottenham. Gjithsesi, në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi, sulmuesi koreano-jugor ka shënuar vetëm në tri raste, ndaj tifozët duken të pakënaqur dhe kanë nisur ta kritkojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit