Erling Braut Haaland është një “makineri”, një futbollist mbresëlënës, por ndaj Interit, për të dytën herë radhazi, pas finales së Stambollit, jo vetëm që nuk shënoi, por as nuk shkëlqeu. Mbrëmë, vetëm në një rast ishte i rrezikshëm. Norvegjezi kishte shënuar 99 gola në 103 ndeshjet e tij të para për Manchester City dhe ishte një hap larg arritjes së 100 golave në 104 ndeshje.
Nëse do ta kishte tundur rrjetën e portës së Sommer, ai do të kishte mposhtur edhe rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili është lojtari që arriti të shënojë 100 gola me të njëjtin ekip në numrin më të vogël të ndeshjeve, pra 105 ndeshje. Haaland do të mund ta barazojë këtë rekord, por për këtë duhet të shënojë të dielën në ndeshjen kundër Arsenalit.
Lojtarët që arritën më shpejt 100 gola me të njëjtin ekip:
Cristiano Ronaldo -105 ndeshje për Real Madrid
Luis Suarez – 120 ndeshje për Barcelonën
Zlatan Ibrahimovic – 124 ndeshje për PSG
Ruud Van Nistelrooy – 131 ndeshje për Manchester United
Cristiano Ronaldo – 131 ndeshje me Juventusin
Të gjitha rekordet e Haaland në Ligën e Kampionëve:
Lojtari më i ri që ka shënuar 15 gola – 20 vjeç e 126 ditë
Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 15 gola – 12 ndeshje
Lojtari më i ri që ka shënuar 20 gola – 20 vjeç e 231 ditë
Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 20 gola – 14 ndeshje
Lojtari më i ri që ka shënuar 25 gola – 22 vjeç e 47 ditë
Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 25 gola – 20 ndeshje
Lojtari më i ri që ka shënuar 30 gola – 22 vjeç e 236 ditë
Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 30 gola – 25 ndeshje
Lojtari më i ri që ka shënuar 35 gola – 22 vjeç e 272 ditë
Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 35 gola – 27 ndeshje
Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 40 gola – 35 ndeshje
Lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola – 23 vjeç e 131 ditë
Lojtari i vetëm që ka shënuar “hat-trick” në debutimin e tij në kompeticion
Lojtari i vetëm që ka shënuar disa herë në katër ndeshje radhazi
Lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë se një gol në debutimin e tij në këtë kompeticion, me fanellën e tri klubeve