Gundogan shpjegon dy arsyet pse Arsenali është rival i ndryshëm për City-n sesa Liverpool

20 Shtator 2024
15:39
Denis Hakanaj
back button

Ilkay Gundogan ka analizuar rivalitetet e Manchester Cityt me Arsenalin dhe Liverpoolin dhe se si ndryshojnë ato.

Mesfushori gjerman foli përpara sfidës së Cityt me Topçinjtë në Etihad këtë të diel.

Ai tha për Daily Mail:

“Ai me Arsenalin është pak më ndryshe nga rivaliteti me Liverpoolin. Për shkak të mënyrës se si luajnë skuadrat. Arsenali është shumë më i ngjashëm me mënyrën se si luajmë ne sesa Liverpooli i (Jurgen) Klopp-it ndonjëherë”.

Ai shtoi:

“Mikel e njeh shumë mirë këtë klub, lojtarët, trajnerin. Ai ka punuar me Pep dhe ka një ndikim të madh të Pep te Mikel. Gjithashtu do të jetë e njëjta gjë me mua nëse jam trajner. Pep do të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si unë dua që skuadrat e mia të luajnë”.

Guardiola pati një periudhë shumë më të vështirë gjatë rivalitetit të tij me ish-trajnerin e Liverpool, Klopp. Dy rivalët luajtën disa nga klasiket e futbollit anglez të të gjitha kohërave gjatë qëndrimit të gjermanit në Anfield.

Gundogan tha për këtë:

“Me Liverpoolin e Klopp ishte ndryshe. Është e vështirë të thuhet se cila është më e lehtë, por me këtë rivalitet të ri të dy klubet e njohin njëri-tjetrin shumë mirë dhe do të përgatiten për njëri-tjetrin. Kushdo që i përgatit më mirë detajet do të jetë më i miri. Ka diferenca të vogla”.

Ai shtoi:

“Me Klopp dhe Liverpool ishte një sfidë shumë e ndryshme dhe më intensive”.

Arne Slot zëvendësoi Klopp në verë dhe trajneri holandez ka futur markën e tij të futbollit në Merseyside. Ai do ta testojë veten kundër Guardiolës më 1 dhjetor, kur Manchester City të udhëtojë në Anfield.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit