“Ndihem keq për të”, ylli i Barcelona-s: Ndodhi një keqkuptim

20 Shtator 2024
15:46
Denis Hakanaj
back button

Portieri i Barcelonas, Marc-Andre ter Stegen, kërkoi falje pas humbjes ndaj Monaco në ndeshjen e Champions League.

Ter Stegen u përfshi në kartonin e kuq të marrë nga Eric Garcia në minutën e 10-të për Barçën.

Ai tha:

“Ne nuk e kuptuam mirë njëri-tjetrin në atë situatë, më vjen keq për Eric, ndihet shumë keq. Dhe ne luajtëm 80 minuta me një lojtar më pak. Ne nuk kuptuam njëri-tjetrin. Ndodhi diçka që nuk duhet t’i ndodhte askujt”.

“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Humbja dhemb, sepse me 10 lojtarë në fushë ne luftuam dhe u përpoqëm të merrnim një pikë”.

Ai vazhdoi: “Dhe goli i dytë erdhi në një moment të pamerituar. Në fund mbetet shija e keqe se nuk morëm asnjë pikë. Ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen tjetër në shtëpi.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit