Bayern mendon se paguhet tepër, Goretzka tundohet nga oferta angleze

20 Shtator 2024
18:43
Telesport
back button

Bayern këmbënguli ta largonte Leon Goretzkan në merkaton e verës. Klubi bavarez, madje, e teproi pak, sepse paralajmëroi mesfushorin gjerman se nuk do ta rregjistronte në skuadrën e vlefshme për sezonin e ri të Champions League.

Në Gjermani shkruhet se Bayern dështoi, sepse Goretzka refuzoi largimin, por gjasat janë që ai sërish të tundohet për t’u larguar nga rekordmenët e kampionatit gjerman.

Manchester United ka interes për lojtarin gjerman, vlera e të cilit në treg ka rënë nga 55 mln euro në 30 mln euro. “Djajtë e kuq” po tentojnë ofertën e parë, 25 mln euro. Bayern, me siguri, do të pranojë, sepse dëshiron të mos e paguajë më Goretzkan, paga neto e të cilit i kalon 7 mln eurot në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit