E ardhmja e mesfushorit francez Adrien Rabiot është ende e paqartë, kontrata e 29-vjeçarit me Juventus përfundon më 30 qershor dhe ai ende nuk e di se ku do të luajë.
“Do të flas për të ardhmen me Juventus vetëm në fund të sezonit”, ka thënë Rabiot, duke lënë të hapur çdo alternativë për të ardhmen e tij.
Mjaft ekipe “big” në Europë kanë hedhur sytë nga ai, pasi bëhet fjalë për një transferim me koston zero. Ekipi më i fundit është Bayern Munich, i gatshëm ta kënaqë financiarisht mesfushorin.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, lojtari pret një përgjigje edhe nga trajneri Max Allegri, nëse ky i fundit do të qëndorjë apo jo. Rabiot është shumë i lidhur me të dhe një largim i tij mund të sjellë edhe lamtumirën e lojtarit.
Rabiot po mbyll sezonin e tij të peshë me bardhezinjtë dhe në 210 ndeshje zyrtare ka realizuar 22 gola. Një lojtar i rëndësishëm për Juventus, por që rrezikon ta humbasë me koston zero, ashtu sikurse e mori.
Te Bayern kanë kohë që kanë nisur kontaktet me lojtarin, duke i garantuar një vend si titullar në mesfushë. Bavarezët synojnë një ringritje pas një sezon me hope dhe francezi konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm.