Po shkëlqen në kampionat me 5 gola, Liverpool synon t’i rinovojë kontratën sulmuesit

22 Shtator 2024
16:17
Telesport
back button

Pesë gola në po kaq ndeshje në Premier League për Luis Diaz, që duket se është kthyer në liderin e ri të skuadrës së Liverpoo. Kjo nisje e mirë e sezonit ka detyruar klubin e “reds” të nis nga puna për rinovimin e kontratës.

Këtë verë, sulmuesi kolumbian dukej pranë largimit, por duket se shpejt situata ka ndryshuar. Sipas “Team Talk”, drejtuesit e Liverpool kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2027.

Natyrisht që rninovimi do të shoqërohet edhe me një rritje të kënaqshme të pagës. Aktualisht lojtari paguhet rreth 55 mijë paund në javë. Ky rinovimin me dyfishim page është një shpërblim për fillimin e shkëlqyer të sezonit.

Luis Diaz, nga ardhja në 2022 nga Porto, ka shënuar 29 gola në 104 ndeshje. Synimi i Liverpool është mbyllja e negociatave brenda këtij viti, për të shmangur çdo ofertë të mundshme që mund të mbërrijë nga Spanja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit