“Na duhet një qendërmbrojtës!” Në Madrid po tentohet francezi i radhës

22 Shtator 2024
18:01
Telesport
back button

Na duhet një qendërmbrojtës! Kjo është thirrja e stafit teknik të Real Madrid për drejtuesit e klubit, duke i paraprirë merkatos së verës. Pse jo, operacioni mund të kryhet edhe në janar.

Emri i parë në listë sipas gazetës Marca është mbrojtësi i talentuar i Leipzig, Castello Lukeba. Francezi është vetëm 21 vjeç.

Vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 50-60 mln euro. Ai u transferua nga Olympique Lyon në kampionatin gjerman në verën e vitit 2023 për 34 mln euro.

Emri i përmendur deri disa javë më parë, por njëkohësisht më i vështirë për t’u arritur, është një tjetër francez. Ai është William Saliba i Arsenalit. Kostoja e tij është mbi 80 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit