Lautaro Martinez e pranon në sytë e Vierit, pas Inter-Milan: “Nuk jam në formë” Ja këshilla që i dha Bobo…

23 Shtator 2024
12:46
Alfred Lleshi
back button

Lautaro Martinez është ende pa gol, pas pesë javësh të Serie A. Ky është një nga lajmet më të bujshme pas derbit të humbur 2-1 ndaj Milanit. Kapiteni zikaltër, i intervistuar në fund të ndeshjes, tha se ishte në vështirësi për shkak të këtij fillimi të komplikuar të sezonit, por edhe për shkak të gjendjes së dobët të formës.

Sulmuesi argjentinas, në fakt, i nisi vonë përgatitjet e tij për shkak të angazhimeve me kombëtaren, që e mbajtën të zënë deri në finalen e “Copa America” 2024. Gjatë intervistës me Bobo Vierin, kapiteni zikaltër zbuloi se është në vështirësi në këtë fillim sezoni:

“Ne nuk iu qasëm mirë ndeshjes që nga pjesa e parë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, por nuk mjaftoi. Duhet të punojmë për ta ngritur nivelin, unë i pari si kapiten. Jam i vetëdijshëm se nuk po bëj mirë si sezonin e kaluar, jam pak mbrapa me formën sportive, por po punoj për t’u rikthyer në maksimumin tim”.

Bobo Vieri u përpoq ta motivonte Lautaron, i cili ishte dukshëm poshtë psikologjikisht, pas humbjes në derbi: “Mos i bëni shumë presion vetes, edhe nëse nuk keni shënuar. Vazhdoni të punoni dhe goli do të vijë”.

“10” argjentinas iu përgjigj kështu: “Faleminderit për fjalët e tua të mira, Bobo! Duhet të punoj shumë, veçanërisht në këtë moment kur ndihem pas shokëve të skuadrës, sepse jam tek Interi, jam edhe kapiten”.

Deri në këtë moment, Lautaro ka shënuar 103 gola për Interin, po aq sa Vieri. Në përpjekje për të rritur moralin e kapitenit të zikaltër, studioja e DAZN u pyet me shaka nëse ai vendosi të mos shënonte në derbi nga respekti për ish-sulmuesin italian, ndërsa Lautaro u përgjigj kështu: “Unë jam duke luftuar, Bobo”.

Vieri shpenzoi fjalë të tjera “mjalti”, duke pretenduar se numri 10 i Interit do të shënojë mbi 200 gola me fanellën zikaltër. Gjatë sezonit të kaluar, Lautaro kishte shënuar tashmë 5 gola në po aq ndeshje në Serie A. Sulmuesi iargjentinas është dukshëm prapa me përgatitjet parasezonale, ndaj po përpiqet të gjejë formën e duhur për të ndihmuar bashkëlojtarët e tij.

Në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, disa ditë më parë kundër Manchester City, trajneri Inzaghi e mbajti në stol, duke e hedhur në fushë në pjesën e dytë. Kapiteni tani do të duhet të punojë shumë për t’u rikthyer në nivelet që meriton, për t’i ndihmuar zikaltrit të rikuperohen pas kësaj disfate në derbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit