Krahasimi me një vit më parë thotë -7 pikë për Interin. 5 fitore në 5 ndeshjet e para të kampionatit, për të diktuar një renditje të plotë pikësh, shumë ndryshe nga ajo aktuale që i sheh zikaltrit me 8 pikë, në vendin e 6-të të Serie A. Më pas, është e vërtetë, do të vinte disfata kundër Sassuolo dhe barazimi me Bologna në “San Siro” (ndërthurur me 4-0 në Salerno), por shpejtësia e “lundrimit” që prej andej do të bëhej shumë shpejt e paqëndrueshme për kundërshtarët.
Kjo dukej tërësisht tashmë e qartë. Duke u rikthyer edhe një sezon më pas, 2022-2023, renditja krahasuese tregon ende shenjën minus: -1 pikë, me 3 fitore dhe 2 humbje, e dyta kundër Milanit. Në vitin e parë të Inzaghit si trajner zikaltër, për ta mbyllur krahasimin, pas 5 ndeshjeve të para pikët ishin 13.
Edhe këtu është pra një -5 pikësh substancial. Diskutim i ngjashëm nëse analizojmë më pas golat e shënuar: 18 gola më 21/22, 11 gola më 22/23, 14 gola më 23/24 krahasuar me 10 gola sot. Material i mjaftueshëm për disa reflektime të nevojshme, që duhet të bëhen te zikaltrit.
Kështu do të ndodhë edhe sot, kur do të rifillojnë përgatitjet pas ditës së pushimit. Rikthimi në punë dhe analiza e arsyeve të dështimit në derbi mbrëmjen e së dielës, diçka e papritur dhe befasuese, para së gjithash për vetë lojtarët, jo vetëm për trajnerin dhe drejtuesit. Prania e këtyre të fundit pritet edhe në “Appiano”, me Marotta, Ausilio, Baccin dhe Zanetti përkrah Inzaghit.
Asnjë dramë, aq më pak ndonjë “tërmet”, por analizë e sinqertë dhe e thelluar, po. Renditja, u tha, është ajo që është: 8 pikë në 5 ndeshje. Duket pak, por fati është që asnjë nga kundërshtarët nuk kishte forcë për t’u distancuar në klasifikimin aktual. Udine është në horizont, ku goli i Frattesi, marsin e kaluar, hoqi çdo dyshim për yllin e dytë. Por kjo është pikërisht e kaluara. E tashmja kërkon përgjigje dhe reagim të menjëhershëm.