Davies po bëhet madrilen, Bayern ka 3 pista për të zëvendësuar kanadezin

24 Shtator 2024
19:26
Telesport
back button

Alphonso Davies është gjithnjë e më pranë Realit të Madridit. Mbrojtësi i majtë ka vendosur të transferohet me parametra zero në Santiago Bernabeu.

Ai aktualisht po kalon sezonin e fundit të kontratës së tij të vlefshme te Bayern dhe deri tani ka refuzuar rinovimin. Los Blancos i ofron pagë më të lartë dhe klubi bavarez nuk ka ndërmend të bëjë lëshime për pagën e kanadezit, sepse ka vendosur të ketë një strukturim të ri pagash me limite.

I pari në listën e Bayern për të zëvendësuar Davies është Theo Hernandez. Mbrojtësi i Milanit, edhe pse pritet të rinovojë me kuqezinjtë, po mendon largimin nga Djalli. Ai vlerësohet rreth 80 mln euro.

Opsioni i dytë në Mynih është Robertson i Liverpool. Ai konsiderohet lojtar i profilit të lartë dhe i përshtatshëm për një klub si Bayern.

Emri i tretë vjen nga Interi. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dimarco, një lojtar i cili ka fituar vendin titular në Milano dhe është i rëndësishëm për zikaltrit. Vlera e tij llogaritet rreth 55 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit