Vlahovic, krisje totale me Juventus-in: është kontaktuar zëvendësuesi

25 Shtator 2024
15:47
Denis Hakanaj
back button

Dusan Vlahovic nuk e ka nisur shumë mirë këtë sezon, gjë që nuk është më e tolerueshme për një lojtar si ai, i cili i kushton Juventus-it 12 milionë euro në sezon.

Shumë, në të vërtetë, po të marrim parasysh faktin se serbi deri më tani ka zhgënjyer pritshmëritë.

Sipas calciomercato.com, në fakt, nga ky këndvështrim Zonja e Vjetër do të kishte tentuar të zgjaste kontratën e Vlahovicit nga viti 2028 në 2029, por duke shkuar nga 12 milionë eurot aktuale në sezon në rreth 10.

Një propozim ky që duket se nuk është pritur mirë nga lojtari dhe përfaqësuesit e tij, duke rrezikuar të shkaktojë një krisje të madhe mes futbollistit dhe drejtuesve.

Dy janë opsionet: ose Vlahovic të rinovojë me kushtet e Juventus-it, ose ekziston rreziku serioz që serbi të shitet. Në këtë këndvështrim, Zonja e Vjetër duket se është gati për eventualitetin, duke qenë se tashmë ka nisur kontaktet me atë që duhet të jetë zëvendësuesi i ish-sulmuesit të Fiorentina-s.

Sipas lajmeve të fundit, në fakt, drejtuesit e Juventus-it kanë nisur negociatat për transferimin me kosto zero të Jonathan Davidit, i cili në të kaluarën ishte i kërkuar edhe nga Interi, por që duket se është i destinuar të veshë fanellën e Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit