Oliver Glasner është i gatshëm të marrë drejtimin e Milanit. Trajneri austriak pasi mbylli rrugëtimin me Crystal Palace, ku fitoi Conference League, është gati për një aventurë të re.
La Gazzetta dello Sport zbulon se Glasner është i hapur për të nisur një projekt të ri te kuqezinjtë. Ai po pret vetëm telefonatën e drejtuesve kuqezi, pas takimit javën e kaluar mes agjentit të tij, Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale.
Në rast se palët bien dakord, atëherë Glasner nuk do të vijë i vetëm. Ralf Ragnick do të jetë dejtori i ri sportiv i kuqezinjve dhe transferimi i parë do të jetë David Alaba. Austriaku do të vijë falas, pasi në 30 qershor i mbaron kontrata me Real Madridin.
Për Glasner ka interes edhe nga Feyenoord, që shkarkoi dje Robin van Persie. Por dëshira parësore e austriakut është të marrë drejtimin e Milanit.







