Real gati të sakrifikojë Tchouameni-n për të financuar super goditjen  

24 Korrik 2026
15:36
Telesport
back button

Real Madridi mund të jetë i gatshëm të ndahet me Auriel Tchouameni për të financuar një transferim të jashtëzakonshëm për Rodrin këtë verë.

Manchester United dhe Michael Carrick e duan mesfushorin 26-vjeçar në Old Trafford, i cili vlen rreth 68 milionë paund, sipas Samuel Luckhurst të The Sun.

Djajtë e Kuq kanë marrë tashmë Andrey Santos dhe Youri Tielemans gjatë merkatos së verës, dhe tani duan të nënshkruajnë një mesfushor më mbrojtës.

Real-i nga ana tjetër duket se po kërkon të marrë fituesin e Kupës së Botës 2026, Rodrin, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut pas fitores së Spanjës ndaj Argjentinës në finale.

30-vjeçari ka edhe 12 muaj të mbetura në kontratën e tij me Manchester Cityn, dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale që do ta bëjë të humbasë fillimin e sezonit të ri të Premier League.

Rodri vlerësohet në 85 milionë paund nga City.

Jose Mourinho është i bindur të marrë kapitenin e La Rojas, dhe megjithëse fillimisht kishte planifikuar ta mbante Tchouameni-n, ai mund të detyrohet ta shesë francezin për të siguruar një marrëveshje të mundshme për Rodrin këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit