Inter-i shumë “i vjetër” dhe pa fantazi: gabimi fatal i Marotta-s në verë

25 Shtator 2024
15:48
Denis Hakanaj
back button

Inter-i nuk e ka nisur mirë kampionatin.

Zikaltrit kanë marrë 8 pikë nga 15 të mundshmet në pesë javët e para të Serisë A.

Kampionët në fuqi kishin pikë të plota në Serie A pas të njëjtit numër ndeshjesh vitin e kaluar dhe frika se diçka ka ndryshuar pas një sezoni është e madhe.

Problemet janë të natyrës fizike dhe mendore. Skuadra, sidomos në derbin e humbur ndaj Milan-it, u shfaq e lodhur, madje edhe e frikësuar.

Një skenar i pazakontë në krahasim me atë që ishim mësuar në kampionatin e kaluar. Paraqitja e dobët e disa protagonistëve të skuadrës së Inter-it çon në një analizë më të thelluar.

Para së gjithash, Interi është një ekip “i vjetër”. Me një moshë mesatare prej 29.1 vite për ndeshje, po flasim për skuadrën më të vjetër në Serinë A. Në vend të dytë janë Como dhe Napoli, mosha mesatare e të cilëve është 27.8 vjeç.

Duket pak, por nuk është, sepse ka shumë lojtarë zikaltër që janë mbi 30 vjeç (11 nga 26, pak më pak se gjysma). Shumë për një ekip që do të donte të konfirmonte veten në  Itali, por që me një vit shtesë mbi supe mund të mos mbajë ketë një paraqitje konstante në nivelin e rezistencës fizike.

Vrapimi dhe kthjelltësia mund të mungojnë në momente të caktuara të sezonit dhe nëse asgjë nuk funksionon që nga fillimi i kampionatit, atëherë duhet të ketë një zile alarmi.

Kur gjithçka shkon keq dhe motori thjesht nuk ndizet, dikush duhet të marrë ekipin mbi supe dhe të shndërrohet në një shofer.

Lautaro është në krizë, Thuram nuk mund të shënojë çdo ndeshje: duhet një lojtar që mund të kalojë kundërshtarin dhe të krijojë epërsi dhe rrezik sulmues.

Dhe këtu është ndoshta gabimi më i madh i Giuseppe Marotta-s këtë verë. Për shkak të mungesës së fondeve dhe dështimit për të shitur Arnautovic dhe Correa, Interi nuk bleu Albert Gudmundsson.

Një lojtar që do të kishte qenë shumë i dobishëm për ekipin e Inzaghi-t. Islandezi, i cili debutoi në Firence me një dygolësh, ishte lojtari i 14-të për driblime në Serie A vitin e kaluar (38).

Një cilësi që Inter-it i mungon tmerrësisht, duke qenë se në 5 javët e para të kampionatit, lojtarët e Inzaghi-t me më shumë kalime të kundërshtarit janë Barella dhe Frattesi, me vetëm 3, njësoj si Gleison Bremer, një mbrojtës.

Fantazia dhe krijimtaria e ish-lojtarit të Genoa-s do të ishin një dhuratë për zikaltrit, të cilët tani do të duhet të përveshin mëngët dhe të gjejnë sërish shkëlqimin për t’u kthyer në rrugën e duhur.

Pastaj në janar, në merkato, do të shihet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit