Trajneri italian Maurizio Sarri mund të rikthehet për të drejtuar në Premier League. Lëvizja e parë e madhe e vëllezërve Friedkin, si pronarë të rinj të Everton, për t’i dhënë forcë projektit, mund të jetë afrimi i ish-trajnerit të Lazio.
Sipas “Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri, që më herët ka drejtuar Chelsea në Premier League, është kandidati kryesor për të zënë vendin e Dyche. Skuadra e Everton është në vendin e fundit në kampionatin anglez.
Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, vec zërave se palët kanë kohë që diskutojnë për këtë lëvizje. Sarri e njeh mirë kampionatin anglez, por është i pavendosur për të marrë një ekip në mesin e sezonit.