Peshëngritësi Ertjan Kofsha medalje bronzi në botërorin e të rinjve, në stilin e shkëputjes

25 Shtator 2024
20:18
Telesport
back button

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha është renditur në vendin e tretë në botërorin e shtangës për të rinj, pesha 96kg, turne që po zhvillohet në Leon të Spanjës. Ai mori medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Në stilin e shkëputjes, ai realizoi me sukses dy provat e para, ku ngriti fillimisht 156kg dhe më pas 161kg. Në përpjekjen e tretë provon të ngrejë 163kg, por pa sukses, por u klasifikua në vendin e tretë.

Në stilin e shtytjes, Kofsha realizon me sukses vetëm provën e parë, ku ngre me sukses 191kg. Në dy provat e tjera, shtangisti kuqezi përpiqet të ngrejë fillimisht 195kg e më pas 197kg, por pa sukses.

Kështu, ai renditet në vendin e pestë në stilin e shtytjes, ndërsa në dygarësh klasifikohet po në vendin e pestë, me 352kg në total. Një paraqitje pozitive ë të rikut shqiptar, që premton të jetë e ardhmja e këtij sporti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit