League Cup | Liverpool dhe Arsenal “me manita”, mbrëmja e ëndrrave për shqiptarin me emrin e legjendës kuqezi!

25 Shtator 2024
23:50
Telesport
back button

Liverpooli ka “siluruar” 5-1 West Ham United, duke kaluar me tej në League Cup. Pas 21 minutash, miqte kaluan në epërsi me auto-golin e Jarrell Quansah. Por, katër minuta më vonë – Liverpooli i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Diogo Jotas, që u asistua nga Federico Chiesa. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën fuqishëm për Reds.

Në minutën e 49-të, Jota shënoi edhe golin e dytë personal, për t’i dhuruar epërsinë Liverpoolit, ndërsa Curtis Jones ishte asistuesi. Mohamed Salah realizoi për 3-1 në minutën e 74-të, ndërsa West Hami mbeti me dhjetë lojtarë në fushë dy minuta më vonë, pasi Edson Alvarez pranoi edhe kartonin e dytë të vershë.

Fitoren e Liverpoolit e vulosi Cody Gakpo me dy gola, kur shënoi për 4-1 në minutën e 90-të, ndërsa tre minuta më vonë kompletoi dygolëshin e tij për 5-1.

Arsenali ka fituar 5-1 përballë Boltonit për të kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup. Pas vetëm 16-të minutash lojë, Gunners kaluan në përsi me golin e Declan Rice. Për 2-0 u përkujdes talenti 18-vjeçar Ethan Nwaneri (37’), me një asistim të Raheem Sterling. Talenti i Arsenali ia doli të realizonte edhe golin e dytë personal, tani me një asistim nga Rice në minutën e 49-të.

Por, Boltoni nuk u dorëzua dhe shënoi golin e nderit me anë të Collins. Sterling e shënoi golin e parë në fanellën e Arsenalit, kur shënoi për 4-1 në minutën e 64-të. Në minutën e 70-të, te Arsenali debutoi edhe lojtari i talentuar shqiptar Maldini Kacurri, që u inkuadrua në vend të Calafioirt.

Jack Porter (2008), Josh Nichols (2006), Ethan Nwaneri (2007, autor i një dygoleshi) dhe Ismael Kabia (2005) gjithashtu debutuan gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit