Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou vlerësoi lojën e skuadrës së tij pas fitores 3-0 ndaj Qarabag në Europa League. Fitore e rëndësishme pavarësisht se Spurs u detyruan të luajnë me 10 lojtarë për 83 minuta (Dragusin doli me të kuqe pas 7 minutash lojë)..
“Ne duam të jemi një ekip që luan çdo sfidë në një mënyrë të caktuar. Kur luan me 10 lojtarë nuk mund të jesh aq agresiv, të luash rrjedhshëm apo të mbash shumë topin. Por ne ia dolëm mbanë dhe ky është një motivim”, tha Postecoglou, trajneri i Tottenham.
“Mendoj se në pjesën më të madhe të ndeshjes djemtë e treguan këtë dëshirë që kishin për të fituar. Ky është lloji i ekipit që duam të jemi dhe çfarëdo sfide që kemi para nesh ne dimë të përballemi”, tha trajneri i Spurs, që përgatitet për sfidën e radhës në Premier.
“Kjo fitore është e rëndësishme, pasi na motivon dhe na jep më shumë besim për të ardhmen. Kemi një përballje të vështirë ndaj Manchester United, ndaj duhet të tregojmë se mund të fitojmë ashtu si bëmë në Europë”, u shpreh Postecoglou.