Kompany i druhet Bayer Leverkusenit: Aspak e lehtë ndaj ekipit më të mirë të 12 muajve të fundit

28 Shtator 2024
8:15
Alfred Lleshi
back button

Në konferencën për shtyp të së premtes, trajneri Vincent Kompany bëri prognozën e supersfidës kundër Bayer Leverkusen.

Për ndeshjen e madhe me Leverkusenin: “Jemi shumë të emocionuar, është një ndeshje e rëndësishme. Në fakt, të rëndësishme ishin edhe ndeshjet e mëparshme. Paraqitjet tona të deritanishme na kanë lejuar të ndërtojmë besim. Mezi presim ta luajmë këtë ndeshje të rëndësishme”.

Për stilin e lojës së të tijve: “Bayerni gjithmonë dëshiron të jetë sa më dominues. Qasja e ekipit tonë duhet të jetë gjithmonë dominuese. Bayerni duhet të imponojë gjithmonë lojën e tij në ndeshje. Nëse një ekip mund ta parandalojë këtë, atëherë meriton respekt të madh. Është thelbësore që ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi për ne, shumë njerëz donin bileta. Nuk mund të mos duam të tregojmë më të mirën prej nesh”.

Për sezonin e titullit të Leverkusenit: “Ata arritën diçka të veçantë sezonin e kaluar, ishte interesante për t’u parë. Kjo është pikërisht ajo që e bën këtë ndeshje kaq emocionuese. Ne do të luajmë kundër një ekipi që bëri diçka të jashtëzakonshme sezonin e kaluar”.

Për përgatitjen e ndeshjes: “Kemi parë shumë ndeshje të Leverkusenit, por gjithmonë përpiqemi të përqendrohemi në pikat tona të forta. Çdo ndeshje e së kaluarës sjell më shumë informacion. E rëndësishme janë idetë që kemi, Leverkusen është një ekip i mirë. Do të bëjmë gjithçka që ta mbështesim ekipin bashkë me tifozët, në mënyrë që të shtunën të përjetojmë një ditë të veçantë futbolli”.

Për kalendarin e Bayern Munich: “Ndeshja e radhës është ajo që ka rëndësi në futboll. Nëse keni një performancë të mirë, duhet të vazhdoni të ecni përpara. Ne kemi shënuar 20 gola në 3 ndeshjet e fundit, por është detyra ime të tregoj se çfarë mund të bëjmë më mirë. Gjithçka është e mundur në një ndeshje si ajo kundër Leverkusenit. Do ta përgatisim skuadrën për të dhënë maksimumin të shtunën”.

Një opinion për Jamal Musialën dhe Florian Wirtz: “Të dy më sjellin gëzim të madh si futbolldashës, për lojtarë si ata ia vlen të vihet në stadium. Jamal Musiala më sjell gëzim të madh si trajner i Bayern Munich, është një faktor i rëndësishëm për lojën tonë”.

Mbi rikthimin e mundshëm të Neuer në ekipin kombëtar: “Është vendim i tij personal. E shoh shumë të lumtur, në formë të mirë. Nuk kemi folur për këtë çështje këto ditë”.

Çfarë motivesh jep një ndeshje e kësaj peshe: “Leverkusen është ekipi kampion në fuqi, me këtë petk vjen në ‘Allianz Arena’. Ne jemi në krye të renditjes për momentin, kemi mundësinë të bëjmë diçka të madhe për tifozët tanë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit