Pavarësisht interesit të madh të Barcelonës, Atletico Madridit, Juventusit dhe shumë ekipeve të tjera, Bernardo Silva vendosi të transferohej te Real Madrid.
El Confidencial zbulon një prapaskenë të bujshme. Bernardo Silva nuk do të vijë falas te Real Madrid. “Los Blancos” do të paguajnë 20 milionë euro për portugezin. 10 milionë euro si bonus nënshkrimi për të dhe 10 milionë euro të tjera për agjentin e tij, Jorge Mendes.
Sipas raportimit në fjalë, është pikërisht ky bonus nënshkrimi arsyeja e vërtetë pse dështoi transferimi i 31-vjeçarit te klubet e tjera të interesuara për të, sidomos Barcelona e Atletico Madrid.
Të dy klubet në fjalë refuzuan të pranonin këtë bonus nënshkrimi, ndërsa Real Madrid nuk ngurroi për asnjë moment.







