9 gola në 3 ndeshjet e fundit në Serie A, Milani konfirmohet super sulm dhe vazhdon me fitoret! Theo arrin legjendën Maldini (VIDEO)

27 Shtator 2024
23:06
Telesport
back button

Milan ka shënuar fitore me rezultat të thellë 3-0 ndaj Lecces në shtëpi në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit italian. Të gjithë golat që siguruan fitoren e kuqezinjve u shënuan në pjesën e parë të takimit.

GOLI I ALVARO MORATA – VIDEO

GOLI I THEO HERNANDEZ – VIDEO

Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Alvaro Morata (38′) me asist nga Theo Herenandez, i cili shënoi për 1-0, ndërsa pas tij shënoi francezi (41′) për 2-0 dhe e mbylli Christian Pulisic (43′) për 3-0.

GOLI I PULISIC – VIDEO

Theo Hernandez me golin e shenuar sot shkon 29 gola ne Serie A si mbrojtes dhe barazohet me legjenden Maldini te Milani, pasi jane dy golashenuesit me profilikë ne zonen gol ne historine kuqezi sa i perket mbrojtjes.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjejë golin. Ne fund, Bartesaghi u ndeshkua me te kuq direkt pas disa sekondash pasi ishte zevendesuar me Theo Hernandez dhe Milani vetem u mbrojt. Ndeshja përfundoi me rezultatin e fiksuar te pjesës së parë.

I KUQI I BARTESAGHI – VIDEO

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Lecce e 17-ta me pesë pikë. Javën e ardhshme Milani do të luajë në fushen e Fiorentinas teksa Lecce po ashtu në transferte do të ballafaqohet me Udinesen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit