Juventus dhe Vlahovic zhbllokohen kundër Genoa-s, “Zonja” merr kreun (Video)

28 Shtator 2024
19:55
Denis Hakanaj
back button

Juventus është kthyer te fitorja në kampionat.

Pas tre barazimesh radhazi 0-0, bardhezinjtë kanë mundur 3-0 Genoa-n në transfertë dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A.

GENOA-JUVENTUS – GOLAT – VIDEO

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Luigi Ferraris” ka qenë Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb ka zhbllokuar ndeshjen me penallti në minutën e 48-të dhe ka realizuar golin e dytë në të 55-ën me një finalizim të bukur brenda zones pas një asisti të marrë nga Koopmeiners.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 89-të, ka ardhur edhe goli i tretë për miqtë i shënuar nga Conceicao.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit