Basketbolli ngre siparin me Kupën e Federatës, përcaktohen ekipet finaliste në të dyja kategoritë

29 Shtator 2024
9:32
Telesport
back button

Në pallatin e sportit “Tomorr sinani” të qytetit të Elbasanit ka startuar Kupa e Federatës në basketboll për meshkuj e femra, duke përcaktuar ekipet finaliste.

Te femrat, në gjysmëfinalen e parë, ekipi i Tiranës fitoi me lehtësi 100-33 ndaj Elbasanit vendës. Diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha. Në sfidën tjetër, ekipi i Flamurtarit fitoi 79-59 ndaj Studentit, në një ndeshje ku vlonjatet patën epërsi.

Te meshkuj, Besëlidhja kampione fitoi 101-72 ndaj Elbasanit, sukses që erdhi vetëm në periodën e fundit, pas një ndeshje të ekuilibruar. Përballë lezhjanëve në finale do të jetë Tirana, që mposhti 80-61 Apoloninë, sfidë e dominuar nga bardheblutë.

Gjysmëfinale-Femra

Tirana – Elbasani, 100-33

Flamurtari – Studenti, 79-59

Eliminatore-Meshkuj

Elbasani – Fieri Basket, 77-73

Gjysmëfinale-Meshkuj

Besëlidhja – Elbasani, 101-72

Tirana – Apolonia, 80-61

Lajme të tjera

Lajmet e fundit