Ditë e trishtë për NBA, pasi në moshën 58-vjeçare ka ndërruar jet ëish-basketbollisti Dikembe Mutombo. I gjatë 2.18 metra, ai ishte bllokuesi i dytë më i mirë në histori dhe mbajtësi i rekordeve për çmimet si mbrojtësi më i mirë në NBA.
Ai është shpallur 4 herë si “mbrojtësi më i mirë”. Ai mbahet mend edhe për gjestin i tij të famshëm, “JO” me gisht pas çdo goditjeje të bllokuar. Poliglot, filantrop, ai kishte më shumë se dy vjet që luftonte një tumor në tru
Mutombo mbetet një nga lojtarët e parë të mëdhenj afrikanë në historinë e NBA, një nga mbrojtësit më të mëdhenj. Ai është bllokuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në NBA pas Hakeem Olajuëon dhe para Kareem Abdul-Jabbar.
Në total ai ka realizuar 3.289 bllokime, me një mesatare prej 2.75 bllokime për lojë. Ai është lojtari që ka fituar më së shumti çmimin e mbrojtësit më të mirë të NBA-së, katër herë (1995, 1997, 1998, 2001).
Në 18 vjet në NBA, luajti me fanellat e Atlanta, Philadelphia, New Jersey, New York dhe Houston. Në vitin 2009 la basketbollin dhe hyri në “Hall of Fame” në 2015. Ai e përfundoi karrierën pas 1.196 ndeshjeve të sezonit të rregullt me mesatarisht 9.8 pikë dhe 10.3 rebound për ndeshje.
Tetë herë luajti në “All Star Game”, tre herë bllokuesi më i mirë i gjuajtjes (nga 1994 deri në 1996), dy herë rikuperuesi më i mirë (2000 dhe 2001). Ai arriti në finalet e NBA dy herë, në 2001 në Philadelphia dhe në vitin 2003 në New Jersey, por i humbi ato përballë Lakers dhe Spurs.