Philadelphia është futur në garë për LeBron James. Pasi realizuan një nga shkëmbimet më të papritura në vitet e fundit, duke siguruar talentin e Jaylen Brown me një çmim të volitshëm, ekipi i 76ers po kërkojnë gjithashtu të joshin agjentin e lirë 41-vjeçar.
Menaxhmenti i Philadelphia thuhet se ka kontaktuar ish-lojtarin e Lakers, duke propozuar një projekt intrigues me një ekip që tani po bëhet pretendent në Lindje. Pra, shtohet konkurrenca për yllin e NBA-së, me 4 skuadra që synojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, janë edhe skuadrat e Golden State (e cila mbetet favorite për transferimin e “King James”), Cleveland dhe Miami që gjithashtu synojnë LeBron James, dy ekipe ku ai ka luajtur më parë dhe kë fituar titullin kampion në NBA.
Dhe, ndërsa presin një përgjigje nga James (i cili thuhet se synon të prodhojë një dokumentar për sezonin e tij të ardhshëm në NBA), 76ers vazhdojnë të punojnë për ta bërë listën e tyre sa më konkurruese të jetë e mundur dhe kanë arritur një marrëveshje me agjentin e lirë Anfernee Simons.







