Kombëtarja U-16 djem e mbylli në vendin e shtatë aventurën e saj në Europianin e Divizionit C, turne që u organizua në Yerevan të Armenisë. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, djemtë e rinj arritën 2 fitore e 4 humbje.
Në fazën e grupeve, Shqipëria e nisi mbarë, me një fitore të thellë ndaj San Marino. Më pas, erdhën dy humbje ndaj Moldavisë dhe Kosovës, duke mos u kualifikuar dot për në fazën gjysmëfinale.
Shqipëria e trajnerit Mikel Sërbo luajti për vendet 5-9 në renditjen përfundimtare, ku në tri takimet e tjera arriti një fitore ndaj Gjibraltarit dhe dy humbje, ndaj Monako dhe në fund ndaj Andorës, duke u klasifikuar në vendin e shtatë.
Kombëtarja U-16 Djem (rezultatet)
Gr.A, San Marino – Shqipëri, 59-106
Gr.A, Shqipëri – Moldavi, 56-74
Gr.A, Shqipëri – Kosovë, 65-90
Vendet 5-9, Shqipëri – Gjibraltar, 87-39
Vendet 5-9, Monako – Shqipëri, 90-85
Vendet 5-9, Shqipëri – Andorë, 64-100







