Fabrizio Romano: Ju zbuloj lojtarin që përplasi Bayern me United. Në fund dështuan të dy

29 Shtator 2024
16:02
Telesport
back button

Fabrizio Romano ka zbuluar një prapaskenë nga merkatoja e verës e Manchester United. Klubi anglez duket se paska luftuar fort për të blerë mesfushorin Xavi Simons, lojtar i cili ishte i huazuar te PSG.

Djajtë e kuq kishin shprehur interes për të qysh përpara nisjes së Kampionatit Europian, sepse holandezi kishte dhënë sinjale se dëshironte të transferohej në Premier League.

Edhe Bayern insistoi për të, me drejtorin Max Eberl i cili fliste publikisht për emrin e këtij lojtari. Në fund, të dyja klubet dështuan dhe transferimi nuk u realizua.

Simons shprehu dëshirën që të rikthehet në Gjermani dhe të provojë një aventurë te Leipzig, klubi që zotëron kartonin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit