Kupa e Botës: Belgjika dhe Egjipti ndahen në paqe. Kombëtarja afrikane shënon të dy golat (video)

15 Qershor 2026
22:58
Telesport
back button

Belgjika dhe Egjipti u ndanë në barazim 1-1, në sfidën e luajtur në Seattle, e para për grupin G.

Minutat e para ishin të barabarta për të dy ekipet. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku pas një aksioni të shpejtë të egjiptianëve dhe asistit të Mohamed Salah, ishte Eman Ashour i cili shënoi një supergol me një goditje fantastike me të djathtën nga distanca.

Në minutën e 33-të, Egjipti i afrohet golit të dytë, por goditja e Mostafa Ziko në të majtën e portës, devijohet në momentin e fundit nga Thibaut Courtois dhe topi shkon në këndore.

Rasti më i mirë për Belgjikën ishte në kohën shtesë, ku Jeremie Doku pranë pikës së penalltisë, kishte një shans ideal për të barazuar shifrat, por goditja e tij la për të dëshiruar. Pjesa e parë, Belgjikë-Egjipt 0-1.

Pjesa e dytë nis më mirë për Belgjikën. Në minutën e 53-të, Kevin De Bruyne i afrohet golit, por goditja e tij e dënimit përplaset në shtyllën e majtë.

Në minutën e 55-të, Salah provon të gjejë goline dytë me kokë, por Courtois reagon në mënyrën e duhur. Në minutën e 60-të, Omar Marmoush bën një vrapim fantastik me topin, por gabon në momentin e fundit, me goditjen, që përfundon shumë larg portës.

Në minutën e 66-të, Rudi Garcia bën një tjetër zëvendësim. Del Charles De Ketelaere dhe futet Lukaku, i cili në aksionin e tij të parë detyron mbrojtësin e Egjiptit, Mohamed Hany, të dërgojë topin në rrjetë, pas një pasimi fantastik në zonë nga Kevin De Bruyne.

Në minutën e 83-të, Brandon Mechele provon të shënojë me kokë pas një krosimi perfekt në zonë, por pritja e Shobeir ishte e jashtëzakonshme.

Në minutën e 87-të, Lukaku kishte shansin e artë të gjente golin, por goditja e tij me kokë pak metra përballë portës nuk ishte e duhura. Sfida mbyllet 1-1. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Iran-Zelandë e Re, do të luhet në orët e para të mëngjësit të nesërm.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit