Barcelona zgjedh një “superstar” si zëvendësues i Lewandowski-t? Katalanasit futen në garë për “diamantin” e ri francez

15 Qershor 2026
20:15
Telesport
back button

Barcelona i është shtuar listës së ekipeve që interesohen për Eli Kroup Junior. Francezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premier League, ku shënoi 13 gola me fanellën e Bournemouth.

Dëshira parësore e Barcelonës dihet që është Julian Alvarez, por transferimi i argjentinasit duket shumë i komplikuar. Për këtë arsye, katalanasit po shqyrtojnë edhe emra të tjerë. Një dnër to është francezi i Bournemouth.

Megjithatë, gara për nënshkrimin me yllin e ri francez nuk do të jetë aspak e lehtë. Së pari, Bournemouth nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro. Së dyti, Eli Kroup Junior është nën radarin e gjithë klubeve të mëdha në Premier League, të cilat kanë një gjendje financiare shumë herë më të mirë sesa Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit