Tifozët e Interit dhe Milanit i bashkoi mafia, skandali me biletat tregon se kush është Italia sot

30 Shtator 2024
18:59
Telesport
back button

Për të ardhur keq, por tifozët e Interit dhe Milanit janë bashkuar vetëm për një interes: fitimin me mafian italiane. Këtë e ka zbuluar Prokuroria e Milanos, sipas së cilës ultras të Interit dhe Milanit kanë bërë një pakt prej shumë muajsh lidhur me biletat në stadiumin “San Siro”.

Policia italiane sot vuri pas prangave 19 persona, kryesisht ultras të Interit dhe Milanit, të cilët dyshohen se kanë zhvilluar aktivitet të dyshimtë me shitjet e biletave duke bërë fitime kolosale në bashkëpunim me mafian.

“Pakti i tifozëve ishte për maksimizim të fitimeve. Interesi i tyre për klubet ishte thjesht fasadë. Milani dhe Interi janë palët e dëmtuara, sepse aktiviteti përtej mureve të stadiumit ishte jashtë çdo kontrolli ligjor”, shkruhet në deklaratën zyrtare të kreut të prokurorisë.

Arsyeja kryesore e këtij aktiviteti ka ndodhur prej mangësive organizative të Interit. Klubi zikaltër nuk kontrollonte hyrjet në stadiume dhe as furnizimet me bileta, të cilat janë shitur në treg të zi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit