Taremi flet si MVP i ndeshjes: I lumtur që shënova, synimi ynë është fitimi i Champions League

2 Tetor 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi, foli për “Sky Sport” në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të fituar 4-0 ndaj Zrvena Zvezda: “Jam i lumtur që kam shënuar sonte, kam arritur të luaj mirë. Falënderoj shokët e mi të skuadrës që më ndihmuan, ky gol ishte diçka e mrekullueshme për mua.

Jam entuziast, u desh pak kohë për të shënuar, por gjithmonë kam luftuar për të mbërritur këtu. Jam përpjekur të bëj më të mirën në stërvitje. Qëllimi është të shkojmë në finale dhe të jemi kampionë, sepse Interi duhet të fitojë çdo ndeshje. Ne do të përqendrohemi në çdo ndeshje, për t’i shkuar kompeticionit deri në fund”.

Në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, Interi mposhti kundërshtarin serb me rezultatin 4-0. Në “San Siro”, të besuarit e Simone Inzaghit nuk gabuan dhe e përballuan kundërshtarin pa probleme të mëdha. Goditja e lirë e Calhanoglu (11′), Arnautovic (59′), Lautaro (71′) dhe penalltia e Taremi (81′) ishin golat që iu dhanë sukses zikaltërve, të cilët u ngjitën në vendin e 4-t të renditjes.

Mehdi Taremi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Paneli i vëzhguesit teknik të UEFA-e përshkroi kështu: “Taremi ishte kudo, si sulmues dhe duke luajtur midis linjave. Ai gjithmonë gjente vendin e duhur për të qenë produktiv, tregoi agresivitet të mirë kur fitonte topin, ndërsa shtypte lart, si dhe siguroi një gol dhe dy asiste”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit