Boban nuk pajtohet me analizën e Fonseca: Milani nuk u duk fare një orë ndaj Leverkusenit

2 Tetor 2024
11:09
Alfred Lleshi
back button

Zvonimir Boban nuk pajtohet shumë me leximin e Paulo Fonseca të ndeshjes Bayer Leverkusen-Milan 1-0. “Ishte ndeshja më e mirë, që kur kam marrë drejtimin e kuqezinjve”, – ka përsëritur disa herë trajneri portugez në intervistat pas lojës.

Një analizë të cilën ish-playmakeri kroat e komentoi si më vijon: “Milani për një orë vetëm u mbrojt, luajti shumë pak. Pas golit të pësuar luajti më mirë, u çlirua, mori guxim dhe i krijoi vështirësi një Bayer të lodhur.

Analiza e ndeshjes nuk është aq rozë, një pjesë loje dominoi Milani, pastaj pamë një ndeshje të çuditshme. Nuk mendoj se është e drejtë ta quash fenomenale paraqitjen e kuqezinjve, ndeshjen më të mirë me trajnerin Fonseca në stol. Milani nuk luajti futboll për një orë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit