Champions League: Egnatia mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues

16 Qershor 2026
17:11
Telesport
back button

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës përcaktoi që skuadra rrogozhinase të përballet me Petrocub, kampionen e Moldavisë.

Ndeshjet e para të këtij turi do të zhvillohen më 7 dhe 8 korrik, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 14 dhe 15 korrik.

Sfida e parë do të luhet në Moldavi, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të synojnë kualifikimin në turin e dytë të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit