Flick: Vendos unë nëse ai do të luajë 90 apo jo, sezoni është i gjatë dhe kam nevojë për të gjithë

2 Tetor 2024
14:22
Telesport
back button

Fitorja 5-0 e Barcelonës ndaj Young Boys riktheu qetësinë te skuadra katalanase pas humbjes 2-4 ndaj Osasuna. Trajneri Hansi Flick ishte shumë i qartë në analizën e tij: “Duhet ta nisim ndeshje më shumë të bindur për fitoren, por gjërat janë përmirësuar me kalimin e minutave. Jam i kënaqur për golat, pasi do të jetë në favorin tonë në fund”.

Gjithsesi, ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët. Ne gjetëm përsëri besim te vetja pas golit të parë dhe gjithçka u bë më e lehtë. Jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu”, tha Flick.

Trajneri nxorri nga fusha Yamal, për të cilin ai tha: “Ne kemi disa lojtarë dhe Lamine luajti shumë minuta. Duke parë situatën e ndeshjes pamë se ishte e drejtë të bëhej ndryshimi. Ne nuk marrim parasysh faktin nëse lojtari dëshiron të vazhdojë apo jo“.

Gjithmonë jemi munduar të arrijmë golin dhe, të them të drejtën, në minutat e fundit kam dashur që të mbajmë topin më shumë dhe të kursejmë energji. Jam shumë i kënaqur me sjelljen e ekipit”, tha Flick.

Ne duam të përmirësohemi në çdo ndeshje. Gjithmonë ka vend për përmirësim Ky është qëllimi ynë dhe i skuadrës, duke parë programin do të ketë kundërshtarë të mirë dhe do të argëtohemi, mezi po e pres me padurim”, u shpreh trajneri gjerman.

Në fund, një baturë për rikthimin e De Jong: “Për mendimin tim, Frenkie vrapoi shumë, por minutat shërbyen për ta njohur atë me presionin që ushtrojmë. Ai ka një nivel të lartë dhe ne duhet ta rikuperojmë atë 100%”.

Sezoni është shumë i gjatë dhe ne kemi parë se gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Bernal, Marc, Olmo, Fermín janë lënduar. Kur të ketë më shumë lojtarë në dispozicion, ne do të jemi në gjendje të bëjmë më shumë rotacion”, tha Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit